Haradinaj: Aleanca në Deçan e gatshme për epilogun e radhës
21 korrik 2019
| 21:51
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka pasur sot një takim me strukturat e kësaj partie në Deçan.
Ai shkruan në profilin e vet në “Facebook”, se AAK-ja, është e gatshme për epilogun e radhës, pasi që kryeministri Ramush Haradinaj dha dorëheqje pas ftesës nga Gjykata Speciale.
“Sot një takim pune me strukturat e Aleancës në Deçan. Aleanca në Deçan si gjithmonë e organizuar dhe mobilizuar, e gatshme për epilogun e radhës. Me krenari e dinjitet! DH”, ka shkruar Haradinaj.