Haradinaj: Ali Ajeti u angazhua për të drejtën e kombit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar në 30-vjetorin e rëniës veprimtarin e çështjes kombëtare dhe prijësin e “Çetës së Llapit”, heroin Ali Ajeti.
Haradinaj përmes një postimi në llogarinë “Facebook” ka shkruar se Ajeti një jetë të tërë u angazhua për të drejtën e kombit.
“Në 30-vjetorin e rënies kujtojmë sot me pietet veprimtarin e çështjes kombëtare dhe prijësin e “Çetës së Llapit”, heroin Ali Ajeti, i cili një jetë të tërë, deri në flijim, u angazhua për të drejtën e kombit. Ai, bashkë me shokët e tij, i paraprinë kryengritjes së armatosur, duke u bërë frymëzim për luftë deri në çlirim. Me veprimtarinë e shquar atdhetare, Ali Ajeti, u shndërrua në pishtar të njërit prej kapitujve më të lavdishëm të historisë së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.