Haradinaj, ambasadorëve të Quint-it: Kosova do t’i mbështesë dhe mbrojë qytetarët në veri
02 korrik 2019
| 15:28
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorët e shteteve të Quint-it dhe shefen e zyrës së BE-së në Prishtinë, Nataliya Apostolova.
Në këtë takim, Haradinaj ka informuar ata për angazhimin e Qeverisë së Kosovës për sundimin e ligjit dhe rendit në veri.
“Kosova do të mbështesë dhe mbrojë qytetarët e saj në veri! Në takim pune me ambasadorët e shteteve të Quint-it dhe shefen e zyrës së BE-së në Prishtinë, Nataliya Apostolova, i informova për angazhimin e Qeverisë për sundim të ligjit dhe rendit në veri, si dhe për veprimet e ndërmarra për furnizim të qytetarëve të asaj ane me artikuj të nevojshëm”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/