Haradinaj: Amerika do të na kuptojë dhe do të na përkrahë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se është mirë që Kosova ecur përpara me ushtrinë dhe me disa tema tjera, por sipas tij ende nuk janë kryer të gjitha punët e vendit.
Këtë deklaratë Haradinaj e ka dhënë në akademinë përkujtimore kushtuar 20-vjetorit të rënies së 14 dëshmorëve në Shishman të Bokës.
“Nuk është mirë që njerëzit tanë të dorëzohen pak para arritjes. Nuk jemi ndalur asnjëherë dhe nuk bënë të heqim dorë nga drejtimi dhe nga qëllimi ynë që të jemi vetvetja edhe ne si popujt tjerë. Besoj se na kanë kuptuar mirë dhe do të na kuptojnë, sidomos miqtë tanë, NATO e prirë nga Amerika. Ju siguroj se do të na kuptojë dhe do të na përkrahë, por edhe ne duhet të jemi të vendosur në drejtimin tonë”, ka thënë kryeministri Haradinaj.