Haradinaj: Amerika nuk ka kërkuar kompromise të dhimbshme për Kosovën
20 shtator 2019
| 12:54
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve drejtpërdrejt në faqen e Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) në “Facebook”, ai është pyetur edhe për raportin e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kërkesat e saj kundrejt Qeverisë.
Haradinaj ka thënë se ShBA-ja nuk ka kërkuar asnjëherë kompromise të dhimbshme.
“Nuk është e vërtetë që Amerika ka kërkuar kompromise të dhimbshme. Nuk e ka kërkuar Amerika ndarjen e Kosovës”, ka thënë Haradinaj në paraqitjen e tij në llogarinë e vet në “Facebook”.
Haradinaj ka thënë ShBA-të nuk kanë kërkuar mosbërjen e ushtrisë.