Haradinaj: Anëtarësimi në NATO, synim shtetëror dhe qytetar i Kosovës
02 maj 2019
| 10:27
Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se anëtarësimi në NATO është synim shtetëror dhe qytetar i Kosovës.
“Ne jemi në rresht me vendet demokratike për të mbështetur paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe më gjerë. Kosova ka institucionalizuar aspiratën për anëtarësim në Paktin Veri-Atlantik, duke funksionalizuar Komitetin Ndër-Ministror për Anëtarësim dhe Integrim në NATO”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka shtuar se forcimi i marrëdhënieve, prezenca e shtuar në Bruksel, komunikimi strategjik, si dhe përfshirja e Kosovës në programe partneriteti është nisja e Kosovës në NATO.
/Epoka e re/