Haradinaj: Anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare, fuqizon subjektivitetin e Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare është një tjetër hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të subjektivitetit tonë ndërkombëtar.
Ai në një intervistë për “Newsweek” përballë Cristina Manza, ka theksuar se kësisoj Kosova do të ketë mundësi të jetë krah ShBA-së dhe vendeve tjera perëndimore, në ofrimin e sigurisë.
“Anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare është një tjetër hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të subjektivitetit tonë ndërkombëtar. Kësisoj, Kosova do të ketë mundësi të jetë krah ShBA-së dhe vendeve tjera perëndimore, në ofrimin e sigurisë. Pata rastin të flas edhe për zhvillimin ekonomik të vendit, duke përmendur faktin se Kosova ka krijuar Zonën e Veçantë Ekonomike, një tjetër veprim i yni që dëshmon përkushtimin tonë për thellimin e bashkëpunimit bilateral me ShBA-në”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/