Haradinaj: Anton Çetta unifikoi lëvizjen për liri e pavarësi

03 nëntor 2019 | 13:26

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar atdhetarin Aton Çetta, në 24-vjetorin e vdekjes se tij.

Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se Anton Çetta nëpërmjet aksionit për pajtimin e gjaqeve ka unifikuar lëvizjen kombëtare për liri dhe pavarësi.

“Iluministi atdhetar, Anton Çetta, përmes bashkimit e pajtimit të popullit shqiptar ia doli që me lëvizjen e tij ta shkëpusë shoqërinë tonë nga epoka e gjakmarrjes për ta unifikuar në lëvizjen për liri e pavarësi. Kujtimi për unifikuesin shqiptar, pajtimtarin e mijëra gjaqeve dhe humanistin e madh nuk është zbehur as pas 24 vjetësh nga vdekja e tij. Angazhimi i tij me peshë historike do të jetë frymëzues për brezat”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/photos/a.228559177268504/1431770176947392/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampioni i botës në Moto GP, Marc Marquez nuk arriti…