Haradinaj anulon pjesëmarrjen në dy samite, shkak zgjedhjet
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se ka anuluar pjesëmarrjen në dy samite ndërkombëtare.
Haradinaj ka thënë se një vendim të tillë e ka marrë për shkak të angazhimeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.
“Të nderuar qytetarë, Kosova ka hyrë në një cikël të zgjedhjeve të parakohshme dhe angazhimet në këtë kohë të rëndësishme për vendin, kanë pamundësuar pjesëmarrjen time në punimet e Samitit të V4 dhe WB6, nën kryesimin e Republikës së Çekisë. Përmes kësaj letre i kam shprehur falënderimet e sinqerta kryeministrit të Republikës së Çekisë, z. Andrej Babis, për ftesën drejtuar kryeministrit të Kosovës për të marrë pjesë në Samit, dhe çmojmë lartë përkushtimin e Republikës së Çekisë ndaj Ballkanit Perëndimor dhe perspektivës evropiane të rajonit. Si Kosovë do të vazhdojmë të jemi kontribuues serioz për paqe dhe stabilitet në rajon dhe ndaj dialogut me Serbinë, i cili do të përfundoj me njohje reciproke, në kufijtë ekzistues”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/