Haradinaj, Apostolova dhe Braathu kërkojnë reformë të kujdesshme zgjedhore
13 mars 2019
| 11:47
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim shefin e OSBE-së, ambasadorin Jan Braathu, dhe shefen e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Nataliya Apostolova, me të cilët ka diskutuar për reformën zgjedhore.
“Kosova ka nevojë për një reformë zgjedhore që zhvillon dhe forcon proceset demokratike në vend. Në takim me shefin e OSBE, ambasadorin Jan Braathu, dhe shefen e zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, u pajtuam se reforma zgjedhore në Kosovë duhet të jetë e kujdesshme dhe të përfillë specifikat e shoqërisë, duke garantuar gjithpërfshirjen politike dhe përfaqësimin adekuat gjinor dhe etnik”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/