Haradinaj: Aprovimi i ligjit për ndërtimet pa leje forcon buxhetin e komunave
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, është shprehur i kënaqur me aprovimin e ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje.
Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, Haradinaj ka thënë se me miratimin e këtij ligji do të forcohet buxheti i komunave si dhe do të përcaktohen pronarët legal.
“Aprovimi në Kuvendin e Kosovës i projektligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje është një lajm i mirë për të gjithë qytetarët e vendit. Tani secili qytetar mund ta shfrytëzojë të drejtën e tij për ta regjistruar pronën dhe të operojë me të. Me këtë ligj përfitojnë qytetarët dhe ndryshon edhe statusi i komunave, të cilat forcojnë buxhetin e tyre dhe përcaktojnë pronarët legalë. Trajtimi gjithëpërfshirës i ndërtimeve pa leje, thjeshtësimi i procedurave, ulja e kostove për legalizim të pronës, janë vetëm disa nga përparësitë e këtij ligji, të cilat duhet t’i shfrytëzojnë qytetarët e vendit”, ka shkruar Haradinaj.
/Epoka e re/