Haradinaj: Aprovimi i Ligjit të Pagave është i domosdoshëm
28 korrik 2022
| 16:38
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se aprovimi i Ligjit të Pagave është domosdoshmëri.
“Mësimdhënësit, edukatorët, pedagogët, bibliotekistët, administrata e udhëheqja e sektorit arsimor, janë goditur rëndë nga Kurti, e vlera e dëmit të shkaktuar është mbi 31 milionë euro”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Më herët kemi paraqitur dëmin e shkaktuar ndaj policëve, shërbyesve civil dhe personelit shëndetësor, për shkak të neglizhencës së qeverisë. Por, dëmi më i madh nga papërgjegjësia e Qeverisë Kurti i është shkaktuar sektorit të Arsimit”, ka theksuar Haradinaj.