Haradinaj, Arben Gashit: Je ka rren
14 mars 2018
| 11:01
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pasur një shkëmbim fjalësh në foltoren e Kuvendit me deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashin.
Haradinaj e ka akuzuar LDK-në se e ka lënë Kosovën pa ushtri. Për shkak të kësaj deklarate Gashi reagonte nga ulësja e tij .
“Nuk ua kisha thënë të kishit qenë pak më të kujdesshëm”, ka thënë Haradinaj, duke i’u drejtuar deputetëve të LDK-së.
“Disa prej juve ndoshta nuk e dini që është kështu, por me siguri në këtë tavolinë ka që e dinë”.
“Arben Gashi, nëse ke qenë aty, je ka rren sot. Je ka rren. Je ka rren”, ka thënë Haradinaj.