Haradinaj: Armatosja e Serbisë nga Rusia dhe Kina, kërcënim për Kosovën
04 nëntor 2019
| 09:37
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se amatosja e vazhdueshme e Serbisë me paisje ushtarake nga Rusia dhe Kina është kërcënim i drejtpërdrejtë për Kosovën.
Ai ka kërkuar që të ndal kjo “çmenduri” e Serbisë.
“Armatosja e vazhdueshme e Serbisë me paisje ushtarake nga Rusia dhe Kina (Pancir, Sisteme të Mbrojtjes Ajrore, Dronë etj) është kërcënim i drejtpërdrejtë për Kosovën, paqen e brishtë në rajon, si dhe perspektivën Euro-Atlantike.Serbia duhet ta ndalë këtë çmenduri para se të bëhet vonë!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/