Haradinaj: Armiku ishte i pamëshirshëm, nuk kurseu as gra e as fëmijë
24 janar 2020
| 12:18
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka kujtuar ekzekutimin e familjes Kelmendi nga Rakovina më 24 janar të vitit 1999.
“Armiku ishte i pamëshirshëm, nuk kurseu as gra e as fëmijë. Më 24 janar 1999 u ekzekutuan mizorisht Shaban Kelmendi nga Rakovina, me fëmijët Besimin (12 vjeç) e Haxhiun (11 vjeç) dhe Hysen Kurti nga Cermjani me gruan e tij, Sanijen. Fati i këtyre familjeve shqiptare i goditi edhe shumë të tjera. Gjaku i tyre u bë dritë për lirinë tonë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/