Haradinaj: Arsimi, prioritet i Qeverisë
02 nëntor 2018
| 11:45
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim profesoreshën Rozafa Koliqi-Lila, me të cilën ka biseduar për gjendjen dhe sfidat në arsimin e lartë.
Ai ka thënë se buxheti për arsimin për vitin 2019 do të rritet për 12 për qind. “Jemi fokusuar në rritjen e cilësisë së arsimit, që renditet ndër prioritetet qeverisëse, duke shtuar buxhetin për 12 për qind për vitin 2019. Në takim me profesoreshën Rozafa Koliqi-Lila, biseduam për gjendjen dhe sfidat në arsimin e lartë, si dhe për mundësitë dhe hapat që duhet ndërmarrë për ngritjen e cilësisë në universitetet tona”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/