Haradinaj: Asnjë cent nuk është vjedhur nga 53 milionëshi që i është dhënë “Bechtel”-it
08 qershor 2018
| 15:18
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kontrata dhe vendimi për alokimin e 53 milionë eurove kompanisë “Bechtel Enka” ka qenë i domosdoshëm.
Ai ka thënë se një vlerësim i tillë është marrë për t’i ikur arbitrazhit ndërkombëtar.
“Nuk kemi pasur qare pa ua paguar paret, sepse i kemi gjetur pa paguar 14 milionë euro që Qeveria e kaluar i ka lënë qaty. Nga ky borxh është krijuar 53 milionëshi”.
“Ne jemi vonuar me pagesa për kompaninë dhe kjo parashihet edhe në kontratën e bërë në fillim. Por, po ju garantoj se askush asnjë cent nga ky 53 milionëshi nuk mundet ta vjedh, sepse s’mundesh t’i vjedhësh para një kompanie ndërkombëtare siç është ‘Bechteli’”, ka thënë Haradinaj para deputetëve të Kuvendit.