Haradinaj: Asnjëherë nuk i kemi vu në pikëpyetje kompetencat e presidentit
21 shtator 2018
| 15:39
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se askush nuk duhet t’i vë në pikëpyetje kompetencat e Kuvendit.
Këtë deklaratë Haradinaj e ka dhënë pasi është pyetur nga gazetarët për kërkesën e presidentit Hashim Thaçi që ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese me të cilën ka kërkuar interpretim të nenit 18 të Kushtetutës së Kosovës, i cili flet rreth ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare.
“Asnjëherë nuk e kemi vu në pikëpyetje presidentin dhe kompetencat e tij, mirëpo nuk duhet të vihen në pikëpyetje as kompetencat e Kuvendit”, ka thënë Haradinaj.
Më tutje, Haradinaj ka ripërsëritur qëndrimin e tij për korrigjim të kufijve. “Ndryshimi i kufijve asnjëherë nuk do ta ketë votën time”.