Haradinaj: Baca Haxhi e mbylli jetën duke lënë pas një histori të tërë sfidash e sakrificash

17 mars 2025 | 08:32

Edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i ka shprehur ngushëllime familjes për vdekjen e babait të ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçit, Haxhi Thaçi.

Haradinaj në rrjetin social Facebook ka shkruar se baca Haxhi e mbylli jetën duke lënë pas një histori të tërë sfidash e sakrificash.

Ai ka thënë se në këtë ditë zie familja Thaçi po përballet jo vetëm me humbjen e njeriut të dashur, por edhe me mungesën e Hashimit, i cili, me bashkëluftëtarët e tjerë, po mbron luftën e shenjtë të UÇK-së në Hagë.

“Lajm i hidhur ndarja nga jeta e Haxhi Thaçit, babait të luftëtarit të orëve të para, bashkëluftëtarit tim dhe ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Baca Haxhi e mbylli jetën duke lënë pas një histori të tërë sfidash e sakrificash, por ndarja e tij vjen në një moment edhe më të rëndë për familjen Thaçi. Në këtë ditë zie, familja Thaçi po përballet jo vetëm me humbjen e njeriut të tyre të dashur, por edhe me mungesën e Hashimit, i cili, me bashkëluftëtarët e tjerë, po mbron luftën e shenjtë të UÇK-së në Hagë. Në këtë moment dhimbjeje, jam pranë mikut dhe bashkëluftëtarit tim Hashimit dhe mbarë familjes Thaçi. Zoti ju forcoftë”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Donald Trump thotë se do të flasë të martën me…