Haradinaj: Bashkëpunimi me Avni Arifin, përvojë e jashtëzakonshme
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka vlerësuar lart kontributin e Avni Arifit si këshilltar politik dhe si shef i stafit në zyrën e tij.
Haradinaj pas emërimit të Avni Arifit si ambasador i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, ka thënë se bashkëpunimi me Arifin ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme.
“Bashkëpunimi i afërt me Avni Arifin, këshilltarin e parë që në fillimet e mia si politikan dhe aktualisht shefin e stafit në Zyrën time politike, ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme. Gjatë tërë këtyre viteve e vlerësoj mbi të gjitha integritetin e tij në të gjitha aspektet dhe profesionalizmin e dëshmuar në të gjitha periudhat, për ngritjen dhe fuqizimin e institucioneve të vendit. Vazhdojmë të jemi bashkë me Avniun, në mision e tij të ri, si ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe, për të mirën e shtetit tonë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/