Haradinaj: Bekë Berisha përfaqëson ndryshimin dhe qeverisjen e mirë në Istog

11 nëntor 2021 | 14:44

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kandidati për kryetar të komunës së Istogut, Bekë Berisha, ka programin më të mirë qeverisës për të gjithë.

Po ashtu, ai tha se me Bekë Berishën, Istogu do të ketë më shumë mundësi zhvillimi, më shumë shpresë.

“Bekë Berisha me kontributin e tij shumëvjeçar, ka dhënë plot dëshmi se Istogun e ka prioritet të angazhimit të tij. Beka e ka ofertën më të mirë programore si dhe është përbashkues e bashkëpunues me të gjithë. Besoj se me qeverisjen e tij, Istogu do të nis një etapë të qeverisjes së mirë e të ndryshimit të shumëpritur. Me Bekë Berishën, Istogu do të ketë më shumë mundësi zhvillimi, më shumë shpresë. Ju ftoj që këtë të diel ta votoni numrin 121. Me fat për Istogun”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Kujtojmë se, zgjedhjet e raundit të dytë do të mbahen këtë të diele, më 14 nëntor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) e ka njoftuar trupin…