Haradinaj: Belgjika si shtet mik, gjithmonë ka qëndruar përkrah Kosovës
20 prill 2022
| 16:42
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim shefin e zyrës diplomatike belge në Kosovë, Julien Sassel, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin Kosovë-Belgjikë.
“Belgjika si shtet mik, gjithmonë ka qëndruar përkrah Kosovës dhe ne jemi të përkushtuar që këtë miqësi ta avancojmë me fuqizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale në të gjitha fushat e interesit të përbashkët”, ka thënë Haradinaj.
Lideri i AAK-së ka treguar se me Sasselin kanë biseduar edhe për zhvillimet politike e ekonomike në vend.
“Po ashtu, shpreha gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Z. Sassel, nga ana e tij, konfirmoi se Belgjika do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën në të gjitha fushat”, ka thënë Haradinaj.