Haradinaj bën homazhe në Prekaz: Familjes Jashari ia kemi borxh betimin e dhënë

04 shkurt 2021 | 12:38

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe kandidati për president, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Haradinaj ka thënë se familjes Jashari ua kanë borxh betimin e dhënë, raporton “Epoka e re”.

“Në tempullin e lirisë, në Prekaz, sot nderova heronjtë e familjes së madhe Jashari. Idealet tona të përbashkëta që na bënë NJË dikur, na lanë trashëgimi dhe amanet që vetëm të bashkuar jemi të fortë dhe faktor kyç në rajon. Familje të tilla, rrallë na sjellë koha! Ua kemi borxh ta jetësojmë betimin e dhënë. Lavdi e përjetshme të rënëve!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

May be an image of 5 people, people standing and outdoorsMay be an image of 6 people, people standing and outdoorsMay be an image of outdoors

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, ka njoftuar se janë ndarë…