Haradinaj bën homazhe për Zahir Pajazitin, Edmond Hoxhën dhe Hakif Zejnullahun
31 janar 2025
| 11:44
Ramush Haradinaj, kandidati i koalicionit Kosova Fituese, ka bërë homazhe para statujës së Zahir Pajazitit në Prishtinë, në 28-vjetorin e rënies së tij dhe të Edmond Hoxhës e Hakif Zejnullahut.
Në një postim në Facebook, ai ka falënderuar të ndjerët për kontributin dhe shërbimi që i bënë atdheut.
“Në kërkim të lirisë dhe të drejtës së shqiptarëve, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu, njëzetetetë vjet më parë u shndërruan në shembuj të atdhedashurisë dhe vetëmohimit, pikëmbështetje të vizionit tonë për Kosovën”, ka shkruar Haradinaj.