Haradinaj bën homazhe te varri i babait me rastin e 75-vjetorit të lindjes së tij
25 tetor 2019
| 12:49
Kryeministri në largim Ramush Haradinaj ka bërë homazhe te varri i babait me rastin e 75-vjetorit të lindjes së tij.
Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se rruga e tij jetësore ishte plot dhimbje e padrejtësi, përpara të cilave nuk u përkul asnjëherë.
“Me kujtimet më të mira, në 75-vjetorin e lindjes tënde, Plak. Rruga jote jetësore ishte plot dhimbje e padrejtësi, përpara të cilave nuk u përkule asnjëherë. Pusho i qetë!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/