Haradinaj bën homazhe të varri i Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt
09 maj 2019
| 14:53
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe të varret e heronjve të kombit, Ilir Konushevci e Hazir Malaj, me rastin e 21-vjetorit të rënies së tyre.
Me këtë rast, Haradinaj, ka thënë se kontributi i Ilirit dhe Hazirit është dhe do të mbetët i paharruar.
“Heronjtë e kombit, gjeneralmajor Ilir Konushevci e dr. Hazir Malaj ranë që të mos ketë më padrejtësi dhe as kufij mes vëllezërve të një gjaku. Kontributi i tyre është i paharruar dhe do t’i frymëzojë breza të tërë për atdhedashuri. Nderim të përjetshëm veprës së tyre”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/