Haradinaj bën homazhe te varri i Isa Boletinit

28 nëntor 2022 | 15:17

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, aktivitetet e tij me rastin e tij e festës së 28 Nëntorit, i ka nisur me një vizitë tek varri i Isa Boletinit, në fshatin Boletin të Mitrovicës.

“Nderim përjetë heronjve, nderim përjetë për Isa Boletinin”, është shprehur Haradinaj.

Më tutje, Haradinaj ka vazhduar me vizitë në Mushtisht të Suharekës, ku ka marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të shtatoreve të heronjve të kombit, Hasan Prishtina dhe Adem Jashari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Djali i Hysni Gucatit, Musliu, ka qëndruar për vizitë në…