Haradinaj bën thirrje për zgjedhje të lira dhe demokratike në veri
Pas vendimit të presidentit të Republikës së Kosovës për shpalljen e zgjedhjeve në Zubin Potok, Zveçan, Leposaviq, dhe Mitrovicë e Veriut, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka ftuar subjektet politike të cilat garojnë në zgjedhjet e 19 majit që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të përfaqësuar interesat e qytetarëve, duke marrë pjesë në këto zgjedhje.
Gjithashtu ai u ka bërë thirrje qytetarëve të komunave veriore për të dalë në këto zgjedhje dhe të votojnë kandidatët më të mirë, që do të punojnë në të mirën e qytetarëve.
“Bëj thirrje për zgjedhje të lira dhe demokratike, bazuar në Kushtetutën dhe ligjet tona dhe standardet më të larta demokratike ndërkombëtare”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/