Haradinaj bën thirrje që të përmirësohet gjendja e gruas në Kosovë
Me rastin e shënimit të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në tryezën e diskutimit “Avancimi i Agjendës për Barazi Gjinore dhe fuqizimi i grave në Kosovë parakusht për zhvillim të qëndrueshëm”, organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore në Zyrën e Kryeministrit.
Haradinaj ka thënë se porosia e ditës së sotme është edhe një kthim në vëmendje për një temë që në Kosovë është në fazë të hershme dhe që e obligon shumë vendin tonë.
Duke u ndalur te përfaqësimi i gjinisë femërore në institucione, kryeministri Haradinaj ka thënë se populli që është popull i Nënës Terezë është dashur të prijë me barazinë gjinore para shumë popujve tjerë.
“Nuk i ikim përgjegjësisë dhe qëllimit që gjendja të përmirësohet”, është shprehur kryeministri Haradinaj, duke theksuar se Strategjia, programi i Kosovës për barazi gjinore, që parashihet të përmbyllet deri në qershor duhet të jetë i zbatueshëm dhe jo të ndodh si në praktikat e deritanishme.
Kryeshefja ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore në Zyrën e Kryeministrit, Edi Gusia, ka thënë se përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të vazhduar punën drejtë fuqizimit ekonomik të rolit të grave dhe vajzave.