Haradinaj: Bëra gabim kur ia rrita pagën vetes
27 gusht 2019
| 00:04
Për herë të parë, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj e ka pranuar se rritja e pagës për veten ka qenë gabim.
E ka bërë këtë në Interaktiv të KTV-së.
“Kam bërë gabim. Kam bërë një lëshim procedural realisht, se nuk e kam ditur as si rritet paga”, ka thënë Haradinaj, që ka insistuar se kjo nuk është pjesë e fushatës së tij.
Ai ka thënë tutje se “megjithatë nga Ligji për Paga që hyn në fuqi më 1 nëntor, vetëm një pagë është zvogëluar, ajo e kryeministrit”.
“Kam të hyra më shumë se sa që i shpenzoj aktualisht”, ka thënë Haradinaj.