Haradinaj, Bërnabiqit: Dialogu është bllokuar nga pretendimet territoriale të Serbisë
Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj i ka reaguar homologes së tij serbe, Ana Bërnabiq lidhur me deklaratat e saj për bllokimin e dialogut.
Haradinaj një postimi në profilin e vet në “Facebook”, ka shkruar se dialogu është bllokuar nga pretendimet territoriale jo nga taksa.
Postili i plotë i Haradinajt:
Pretendimet territoriale, e jo taksa, e kanë bllokuar dialogun!
Njohja e Kosovës në kufijtë ekzistues është vijë e kuqe mbi të cilën Serbia nuk do të kalojë, paska thënë Kryeministrja e Sërbisë, Ana Bërnabiq.
A po e shihni se Taksa nuk e ka bllokuar dialogun, por aspiratat territoriale të Serbisë ndaj Kosovës! E po Kosova është shtet sovran me këta kufinj, ndërkombëtarisht të njohur dhe të pandryshueshëm, dhe sa më parë ta kuptojë ketë fakt lidershipi në Serbi, është më mirë për ta.