Haradinaj: Besojmë në pafajësinë e Thaçit dhe Veselit
24 qershor 2020
| 18:29
Ish-kryeministri dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas propozimit për aktakuzë nga Gjykata Speciale për presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.
Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se populli shqiptar i Kosovës me të drejtë zhvilloi luftë për liri, pas shtypjes së egër nga regjimet e ndryshme serbe, që zgjati pothuajse një shekull, duke kulmuar me regjimin e Millosheviqit.
“Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të pastër, rezultat i së cilës ishte liria dhe themelimi i Republikës së Kosovës. Ne besojmë në pafajësinë e Presidentit Thaçi, kryetarit Veseli dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tjerë”, ka shkruar Haradinaj.
(M.Q / Epoka e re)