Haradinaj: Beteja e Koshares, vendimtare në epilogun e luftës çlirimtare
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me rastin e 24-vjetorit të Betejës së Koshares ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Koshare.
Me këtë rast, Haradinaj është shprehur se Kosharja ka qenë vendimtare për epilogun e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
“Jemi në vendin ku pushojnë luftëtarët shqiptarë në vendin që është dëshmi e përpjekjeve të vështira të luftës për liri. Epopeja e Koshares, një luftë mjaftë e përgjakshme ka qenë në atë kohë vendimtare për epilogun e luftës tonë, jo vetëm për luftimet këtu në kufi shqiptaro-shqiptar, por për të gjithë luftën. Pa këtë luftë të Koshares, lufta jonë për liri nuk do të ishte. Për këtë liri i nderojmë dhe të gjallët, i përjetshëm qoftë kujtimi për ta”, ka thënë Haradinaj.