Haradinaj: Beteja e Pozharit i tregoi armikut sa të vendosur jemi
28 mars 2020
| 08:35
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se beteja e Pozharit i tregoi armikut për vendosmërinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për ta vazhduar luftën deri në fitore.
“Beteja e Pozharit i tregoi armikut vendosmërinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për ta vazhduar luftën deri në fitore. Sot përulemi para sakrificës së heronjve Elez Geci dhe Maxhun Berisha, të cilët bashkë me shumë shokë, 21 vjet më parë, shënuan një nga fitoret më të mëdha gjatë luftës çlirimtare. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.