Haradinaj bisedon me May, kërkon thellimin e bashkëpunimit Kosovë-Britani
10 korrik 2018
| 23:06
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar sot një takim me kryeministren e Britanisë, Theresa May, në Londër.
Haradinaj ka thënë se ka pasur një bashkëbisedim përmbajtësor dhe të frytshëm me May, në kuadër të Samitit të Ballkanit Perëndimor.
“Britania e Madhe e ka ndihmuar Kosovën në të gjitha etapat e shtetndërtimit dhe është koha që të fuqizojmë edhe më shumë bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar.Kosova është e përkushtuar për rrugën e saj euro-atlantike dhe në këtë rrugëtim mbështetja nga Britania e Madhe është e një rëndësie të veçantë, si partner strategjik i Kosovës në konsolidimin ndërkombëtar”, ka shkruar Haradinaj në profilin e vet në “Facebook”.