Haradinaj bisedon me deputetët austriakë për situatën në veri

20 qershor 2023 | 13:58

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur në takim një delegacion nga Parlamenti i Austrisë.

Haradinaj ka bërë me dije se me delegacionin austriak ka biseduar për zhvillimet politike në vend, veçanërisht për situatën në veri të Kosovës.

“Bashkë me kolegë pritëm në selinë qendrore të Aleancës delegacionin nga Parlamenti i Austrisë, i përbërë nga deputetët anëtarë të grupit të miqësisë Austri-Kosovë.  Në takim biseduam për zhvillimet politike në vend, ku ndamë shqetësimin e përbashkët për situatën e krijuar në veri të vendit. Biseduam edhe për hapat e mëtejmë për depërshkallëzimit të situatës dhe zbatimin sa më parë të Marrëveshjes së Ohrit. Gjatë bashkëbisedimit vlerësova ndihmën e Austrisë në të gjitha fazat me rëndësi për Kosovën, si në aspektin politik dhe në atë ekonomik”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof.dr. Sabile Keçmezi-Basha Fjalë rasti e mbajtur në tubimin përkujtimor…