Haradinaj: Bob Dole ishte politikani i parë që njohu luftën tonë për liri
Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj është shprehur i pikëlluar për vdekjen e senatorit dhe mikut të Kosovës, Bob Dole.
Haradinaj ka thënë se Dole mbetet një nga figurat kryesore që identifikon rrugën e Kosovës drejt shtetësisë.
Sipas tij, ai është një nga politikanët e parë që njohur luftën dhe lirinë e Kosovës, dhe e udhëzoi vendin tonë drejt rrugës që është sot.
“I pikëlluar për humbjen e senatorit Bob Dole. Senatori Dole mbetet një nga figurat kryesore që identifikon rrugën e Kosovës drejt shtetësisë. Ai ishte një nga politikanët e parë që njohu luftën tonë për liri dhe e udhëzoi Kosovën drejt asaj që jemi sot. Pusho i qetë Bob. Do të na mungosh”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.
Ish-senatori amerikan, Bob Dole, miku i madh i Kosovës, ka vdekur sot në mëngjes në moshën 98-vjeçare, gjatë kohës sa ishte në gjumë.
Vdekja e Dole u konfirmua nga Fondacioni Elizabeth Dole dhe familja e tij përmes një deklarate të dielën.