Haradinaj: Bordi ka finalizuar statutin e “Trepçës”
14 maj 2018
| 14:57
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ndërmarrja “Trepça” do të aktivizohet, pasi bordi i kësaj ndërmarrje e ka finalizuar statutin dhe se tani do të vazhdohet me etapa të tjera të krijimit të strukturave menaxheriale.
Haradinaj këto komente i ka bërë gjatë përurimit të fillimit të ndërtimit të autorrugës Prishtinë – Vushtrri – Mitrovicë.
“Po vjen në të njëjtën kohë me lajmin e mirë të aktivizimit të ‘Trepçës’. Bordi i ‘Trepçës’ ka përgatitur statutin e ‘Trepçës’ së shpejti do të pranojmë etapat tjera, pra të krijimit të krejt strukturave menaxheriale dhe të planit të punës për ‘Trepçën’”, ka thënë Haradinaj.