Haradinaj: Brenda vitit Kosova mund të aplikojë për statusin e vendit kandidat në BE
25 prill 2018
| 17:16
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se beson që deri në fund të këtij viti Kosova do ta fitojë të drejtën e liberalizimit të vizave.
Po ashtu, ai ka thënë se beson që Kosova deri në fund të vitit vendi mund të jetë aplikues për statusin e vendit kandidat në Bashkim Evropian (BE).
Haradinaj në konferencën “Dekada e ardhshme e Kosovës: Avancimi i reformave, bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian”, e cila është organizuar nga Grupi për Hulumtimin e Politikave në Ballkan, ka thënë se është e vështirë të flitet për 10 vitet e ardhshme të Kosovës, por ka theksuar se është e qartë përcaktimi euroatlantik i vendit.
/Epoka e re/