Haradinaj, Brnabiqit: Taksën prej 100 përqindësh nuk e heqim derisa ju punoni kundër Kosovës
25 dhjetor 2018
| 11:20
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i është drejtuar kryeministres serbe, Ana Brnabiq, duke thënë se përderisa Serbia vazhdon të veprojë kundër Kosovës, taksa prej 100 për qind ndaj produkteve serbe nuk do të largohet.
Haradinaj ka theksuar se Brnabiqi pa fije marre i kishe bërë thirrje Shqipërisë ta rishqyrtojë njohjen për Kosovën nëpërmjet një letre dërguar kryeministrit Edi Rama.
“Sa i përket taksës është e drejtë e jona dhe e mbrojmë sigurinë tonë. Kryeministrja e Serbisë, Brnabiq vazhdon me letra për qeveri të ndryshme dhe nuk i ka ardhur marre t’ia dërgojë një letër edhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për ta kërkuar tërheqjen e njohjes”, ka thënë Haradinaj.