Haradinaj: Bullgaria i ka dhënë përkrahje të plotë Kosovës në rrugëtimin e saj euroatlantik
25 mars 2019
| 10:31
Në takim lamtumirës me ambasadorin bullgar, Nedialtcho Dimitrov Danatchev, kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se Bullgaria i ka dhënë përkrahje të plotë Kosovës në rrugëtimin e saj euro-atlantik dhe do të vazhdojë të jetë përkrahëse e fuqishme e vendit tonë në procesin e integrimit në BE.
“Në takim lamtumirës me ambasadorin bullgar, Nedialtcho Dimitrov Danatchev, i shpreha konsideratat e mia për punën e palodhshme dhe bashkëpunimin për thellimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve tona. Kënaqësi të bashkëbisedonim edhe për lojën e sontme në futboll në mes të Kosovës dhe Bullgarisë, me ç’rast iu dëshiruam fat të dy kombëtareve”, ka thënë Haradinaj pas takimit.