Haradinaj: Cali do të lirohet në momentin që do të ketë rishqyrtim (Video)
30 janar 2025
| 13:14
Ish-komandanti i UÇK-së, Salih Mustafa, i njohur si “Cali”, i cili është dënuar nga Gjykata Speciale në Hagë, mund të përballet me një rishqyrtim të çështjes së tij.
Këtë e ka deklaruar ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, gjatë një lidhje telefonike në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova.
“Cali do të ketë rishqyrtim dhe do të lirohet”, tha Haradinaj, duke shprehur bindjen e tij për një vendim të ri në favor të Mustafës.
Për detajet, ndiqni videon: