Haradinaj: Cilësinë e arsimit në Kosovë do ta përafrojmë me standardet e BE-së
03 shtator 2018
| 12:53
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka uruar nxënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2018/2019.
Me këtë rast, ai ka thënë se Qeveria e Kosovës i ka dhënë vetës prioritet, që cilësinë e arsimit në Kosovë ta përafrojë me standardet e BE-së.
“Fëmijë të dashur, kjo është dita e parë e shkollës për ju. Bashkë me mijëra nxënës të tjerë dhe me prindërit tuaj, sot do ta keni një ditë të veçantë. Nga unë pranoni urimet më të mira për fillimin e vitit të ri shkollor! Ne i kemi dhënë vetes prioritet, që cilësinë e arsimit në Kosovë ta përafrojmë me standardet e BE-së. Së bashku me mësimdhënësit tuaj do të punojmë që ky synim të bëhet realitet”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/