Haradinaj: Çmimi i energjisë elektrike po planifikohet të rritet deri në 40 për qind
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, gjatë një konference për media të mërkurën ka folur për rritjen e çmimeve të energjisë elektrike.
“Këtë takim me juve e kam ftuar lidhur me një temë që unë e mendoj të rëndësishme. Fjala është për ngritjen e çmimeve të energjisë. Me licencimin e më shumë operatorëve, tani iu është mundësuar operatorëve për ta përcaktuar çmimin”, ka thënë ai para mediave.
Haradinaj ka deklaruar se çmimi i energjisë po planifikohet të ngritët nga 30 deri deri në 40 për qind.
Ai ka theksuar se fillimisht kjo rritje e çmimit të energjisë i godet konsumatorët industrial, veçanërisht kompanitë përpunuese dhe prodhuese.
“Duhet të rishikohet i gjithë procesi i liberalizimit të energjisë elektrike. Të merren parasysh rrethanat e reja tani që mund ta ndihmojnë këtë proces të rishikimit. Është njohja e KOST-it si zonë rregulluese, që do të ndikon prapë në përmirësimin e konkurrencës në tregun e Kosovës. Po ashtu është lehtësuese fillimi i linjës ndërkufitare Kosovë-Shqipëri, po ashtu duhet të veprohet…”, ka thënë Haradinaj.