Haradinaj: Dardana dëshmoi se dëshiron një Kosovë të fortë dhe të zhvilluar

25 janar 2025 | 20:20

Kandidati për kryeministër i AAK-së me partnerët e saj të koalicionit, Ramush Haradinaj sonte mbajti tubim në Dardanë të Anamoravës.

Haradinaj tha se populli i Dardanës dëshmoi se do një Kosovë të fortë e të zhvilluar, duke i falënderuar po ashtu për mbështetjen e dhënë.

“Dardana, krenaria e Anamoravës, drejt të ardhmes me Kosovën Fituese! Populli i Dardanës, me zemër të madhe, sot dëshmoi se e do një Kosovë të fortë e të zhvilluar. Faleminderit për mbështetjen! Kosova Fituese 137”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Nevzad…