Haradinaj: Deçanin do ta bëjmë adresë ballkanike të turizmit dimëror – me Kosovën fituese 137

02 shkurt 2025 | 14:45

Kandidati për kryeministër nga koalicioni për Kosovën Fituese, Ramush Haradinaj është zotuar para deçanasve se Deçanin do ta bëjnë adresë ballkanike të turizmit dimëror.

“Do të investojmë dhe do ta shndërrojmë këtë zonë në adresë ballkanike të turizmit. Turizmi dhe bujqësia mund të bëhen shtylla të zhvillimit ekonomik të Komunës, e për realizimin e të cilave do ta ketë edhe dorën e Shtetit.   Studentët do të kenë bursa, rinia mbështetje financiare pa kthim nga shteti për të filluar biznese të vogla, bujqit trefishim të subvencioneve, bizneset partneritet e lehtësira për rritje të biznesit. Rrymën do ta prodhojmë vet dhe nuk do të lejojmë të na e caktojë çmimin mafia energjetike”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Deçanin do ta bëjmë adresë ballkanike të turizmit dimëror – me Kosovën Fituese 137

Deçani, xhevahiri i turizmit malor, është ndër qytetet e rralla që rrethohet me bjeshkë që i kanë terrenet më të përshtatshme për sportet dimërore.

Do të investojmë dhe do ta shndërrojmë këtë zonë në adresë ballkanike të turizmit.

Turizmi dhe bujqësia mund të bëhen shtylla të zhvillimit ekonomik të Komunës, e për realizimin e të cilave do ta ketë edhe dorën e shtetit.

Studentët do të kenë bursa, rinia mbështetje financiare pa kthim nga shteti për të filluar biznese të vogla, bujqit trefishim të subvencioneve, bizneset partneritet e lehtësira për rritje të biznesit.

Rrymën do ta prodhojmë vet dhe nuk do të lejojmë të na e caktojë çmimin mafia energjetike.

Energjia nuk do të jetë malli më i shtrenjtë. Do ta ulim çmimin për 20 përqind.

Por për tu zhvilluar, së pari duhet të kemi siguri, e kjo arrihet vetëm duke qenë krejt Kosova në NATO.

137 për Kosovën Fituese, o sot o kurrë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koalicioni për Familjen ka anuluar të gjitha aktivitetet e fushatës…