Haradinaj: Deklaratat e Kurtit për kriminelët e luftës, akt tradhtie

21 maj 2021 | 23:41

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka hedhur akuza ndaj deklaratave të Kurtit për largimin e kriminelëve të luftës nga politika.

Sipas Haradinajt, mos-precizimi i saktë i asaj se kush është kriminel i luftës, është akt tradhtie.

“Është diçka e pakuptueshme. Si kryeministër i vendit duhet ta precizosh saktë se kush është kriminel i luftës. Një gjest i tillë nga një kryeministër, që thotë se vendet e Ballkanit kanë në krye kriminelë të luftës, është akt tradhtie”, tha ndër të tjera ai në “Blic Interview .

Kujtojmë se dje në seancën e Kuvendit Haradinaj akuzoi rëndë Kurtin.

“A je i rekrutum prej shërbimeve serbe gjatë kohës sa je mbajt në burg?. A mban Serbia diçka mbi ty që të mban peng? A është në rrezik Kosova prej teje si i rekrutum nga shërbimet serbe gjatë qëndrimit tënd në burg apo nga çlirimtarët që janë detyruar me mbajt pushkën në dorë”, pyeti Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka publikuar një…