![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/11/622359-OMXSwzCipc.jpg)
Haradinaj del nga takimi me Kurtin, nuk dihet çfarë ndodhi brenda
08 nëntor 2022
| 08:37
Ende pa filluar mirë takimi i kryeministrit Albin Kurti me liderët e partive opozitare, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka braktisur atë.
Nuk dihet se çfarë ka ndodhur brenda në takim, pasi ai po mbahet me dyer të mbyllura për medie.
Megjithatë, vetëm disa minuta pasi janë mbledhur liderët e partive opozitare, Memli Krasniqi i PDK-së, Lumir Abdixhiku i LDK-së e Ramush Haradinaj i AAK-së, ky i fundit doli nga takimi dhe u largua nga ndërtesa e qeverisë.
Për arsyen e braktisjes së takimit, Haradinaj nuk dha ndonjë deklaratë për medie.
Brenda në takim edhe më tej ndodhen kryeministri Albin Kurti, bashkë me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku.