Haradinaj: Demaçi ishte zëdhënës i kohës dhe brezit të tij
26 shkurt 2019
| 15:29
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, në kujtim të 83-vjetorit të lindjes së simbolit të rezistencës Adem Demaçi, ka thënë se ai ishte kolosi i lëvizjes së shqiptarëve të Kosovës për liri.
“Në kujtim të 83-vjetorit të lindjes së kolosit të lëvizjes së shqiptarëve të Kosovës për liri, Adem Demaçit, që iu bë zëdhënës kohës dhe brezit të tij, shpreh konsideratën e thellë për rrugëtimin e tij jetësor në shërbim të atdheut”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/