Haradinaj: Demonstrata e ’81-s epokë vendimtare në historinë më të re të Kosovës
11 mars 2019
| 09:57
Kryeministri Ramush Haradinaj ka kujtuar demonstratat e marsit të vitit 1981.
Haradinaj e cilësoi 11 marsin epokë vendimtare të histrorisë së Kosovës, ku mijëra studentë kundërshtuan shtypjen dhe pabarazinë.
“Demonstrata e 11 marsit ‘81 shënon një epokë vendimtare në historinë më të re të Kosovës. Mijëra studentë zgjodhën rrugën e paqes për ta kundërshtuar shtypjen dhe pabarazinë. Në përvjetorin e demonstratave studentore, kujtojmë të gjithë ata që guxuan të kërkonin atë që iu takonte, të drejtën e tyre, dhe që i dolën zot këtij vendi, në rrugën drejt çlirimit” ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.